ABUZIMI ME PRONAT, ARRESTOHET NJE TJETER PERSON

Një tjetër person është arrestuar nga policia e Lezhës për abuzim me pronat në zonen e Ranës së hedhun në Shëngjin.Në pranga u vu Nikoll Tinaj, 58 vjeç banues në Ishull Shëngjin – Lezhë. Arrestimi i tij u bë në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” ku pak u arrestuan 13 shtetas mes tyre dhe zyrtar lokal të Lezhës.

Ndaj 58-vjeçarit Tinaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.104 datë 26.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, tha policia.

Mësohet se Nikoll Tinaj është përfitues i sipërfaqeve të tokave nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Sipas policisë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij hetimi që lidhet me tjetërsimin pronave në zonen e ranës së hedhun në Shëngjin.

Lexoni dhe kete

“ARREST ME BURG” PER GJEKSON PUSIN

“Arrest me Burg” eshte masa e sigurise e caktuar per Gjekson Pusin, i cili akuzohet …