ADA E VELEĒIKU RREZIKOJNĖ PJESMARRJEN NĖ KAMPIONAT

Kampionatet e kategorisė sė parė dhe tė dytė tė futbollit shqiptar nuk do tė nisin as kėtė javė. Ky ėshtė vendimi qė ka  marrė ditėn e djeshme Komiteti Ekzekutiv i Federatės Shqiptare tė Futbollit. me njė vendim qarkullues, ata kanė vendosur nė kėtė mėnyrė ngaqė shumė prej ekipeve pjesmarrėse nė kėto dy kampionate, nuk kanė paguar detyrimet financiare ndaj kėtij institucioni dhe po ashtu nuk kanė plotėsuar kriteret e liēensimit. ndėr ekipet qė nuk kanė qenė korrekte me kėrkesat e Federatės, janė edhe dy ekipet e Qarkut tė Shkodrės, Ada e Velipojės dhe Veleēiku i Koplikut. Nėse pėr tė parin kėto probleme dihen ngaqė nuk ndihmohet nga askush, pak si e ēuditshme ėshtė pėr tė dytin qė financohet nga Bashkia e Malėsisė sė Madhe.

Megjithatė Federata u ka lėnė afat tė gjithė ekipeve pėr tė plotėsuar kėto detyrime deri mė datė 12 shtator dhe nėse nuk ndodh kėshtu, atėherė ata do tė pėrjashtohen nga kampionati. Mbetet pėr t’u parė se ēfarė do tė ndodhė tashmė nė kėto katėr ditė tė mbetura teksa Ada sidomos rrezikon shumė seriozisht pjesmarrjen nė kampionat. Ajo zbriti nga kategoria e parė nė tė dytėn nė sezonin e kaluar pikėrisht prej kėtyre problemeve financiare sepse skuadra ishte e braktisur nga tė gjithė. Por velipojakėt nuk janė tė vetmit me kėto probleme sepse janė edhe shumė tė tjerė me tė njėjtat probleme.

Ajo qė mbetet pėr t’u parė ėshtė nėse Federata do tė tolerojė apo jo siē ka bėrė edhe nė sezonet e kaluar megjithatė kėtė sezon duket se ka hyrė me dorė tė fortė dhe jo mė kot, kampionatet ende nuk kanė nisur sepse i ka vėnė klubet pjesmarrėse para presionit pėr tė plotėsuar kriteret e liēensimit dhe njėkohėsisht edhe pagesėn e pjesmarrjes nė kampionat.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NƋ MERKATO, SYNOHEN LOJTARƋ CILƋSORƋ

Vllaznia ka nisur punĆ«n pĆ«r sezonin e ri dhe hapi i parĆ«, ai i plotĆ«simit …