29 nëntori është një ditë e zezë për Shkodrën. Kështu u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, gjatë një aktivitet të zhvilluar në sheshin para Bashkisë Shkodër. Sipas Ademit, e rëndëisshme është që përkujtojmë 28 nëntorin që lidhet me ngjarje të rëndësishme të popullit tonë dhe lirinë e tij.
Ky në fakt nuk është viti i parë që Bashkia Shkodër nuk përfshin datën 29 nëntor në axhendën e aktivitetve për festën e flamurit, pasi një gjë e tillë është vepruar edhe në vitet e mëparshme, teksa data 29 nëntor nuk përkujtohet si një ditë feste në Shkodër.