Monday , 25 September 2017

ADEMI: DO BËJMË GJITHÇKA PËR SKUADRËN TONË TË ZEMRËS

Fitorja e arritur në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Lushnjës në ndeshjen e luajtur në Fier, është pritur mirë nga të gjithë në Shkodër. Tifozët i janë gëzuar përveç trepikëshit por edhe lojës së zhvilluar nga kuqeblutë. Por përveç tyre, kësaj fitoreje i është gëzuar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Ajo ka qenë e pranishme në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka përjetuar emocionet e kësaj ndeshje ndërsa në fund të saj, ka nxituar të përgëzojë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik për suksesin e parë sezonal.

Por ajo nuk është ndalur me kaq. Mbrëmjen e së dielës ajo ka shkruar një status në faqen e saj në facebook ku shprehet:  “E nisëm me këmbë të mbarë! Jo vetëm ne që ishim në stadium, por të gjithë tifozeve të shumtë që e ndoqën nga televizioni, djemte i dhuruan emocion. Forca Vllaznia! Do bëjme gjithçka për skuadrën tonë të zemres”. Kjo shprehja e fundit se do të bëjmë gjithçka për skuadrën tonë të zemrës, sigurisht që duhet vlerësuar. Në adresë të Bashkisë Shkodër dhe të sajën personalisht, ka patur jo pak kritika për mënyrën e drejtimit të klubit apo dhe mosnxjerrjen në ankand të shitjes së Vllaznisë. Ajo çfarë duhet vlerësuar në këto momente, është përkujdesja që kryebashkiakja po tregon për skuadrën.

Të shtunën ka qenë e pranishme në stërvitje për t’i uruar suksese ekipit në sezonin e ri ndërsa një ditë më pas, ka udhëtuar drejt Fierit për ta ndjekur edhe në ndeshje. Përderisa deklaron se do të bëjnë gjithçka për skuadrën e zemrës, natyrisht që tashmë shpresat janë që ky sezoni i ri i nisur mbarë, të vazhdojë po i tillë, për t’i dhënë fund halleve dhe problematika që e kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Lexoni dhe kete

“VLLAZNIA B” BARAZON 1-1 NË PUKË NDAJ TËRBUNIT

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e pasdites të së shtunës në mes Tërbunit dhe …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin