Dhuna ndaj fëmijëve është një fenomen i përhapur, por edhe një problem serioz në Shqipëri, duke u kthyer në një rrezik që pengon zhvillimin. Shprehet kështu kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
Ajo u ndal për të folur edhe për abuzimet seksuale ndaj fëmijëve.
Në fund, Ademi kishte një thirrje për denoncime të rasteve të dhunës…
Deklaratat, kryetarja e Bashkisë Shkodër i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar në sheshin para Bashkisë Shkodër në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve.