Wednesday , 27 January 2021

ADEMI: E KËNAQUR QË PËRMBUSHA NJË PREMTIM, TE VLLAZNIA KA PASUR NDËRHYRJE KRIMINALE

Më në fund hapet rruga për privatizimin e klubit të futbollit Vllaznia. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër është miratuar projekt-vendimi për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksìoneve të KF Vllaznia sh.a në masën 100%.

Këshilltarët kanë votuar online me 39 vota PRO për këtë pikë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi shprehet e kënaqur që përmbush një nga premtimet që Vllaznia të kalojë tek privati, por theksoi se ka pasur vështirësi, për shkak edhe të ndërhyrjeve kriminale tek Vllaznia.

E pyetur, kur mund të përfundojnë ky proçes dhe sa e kënaqur është me administrimin e bashkisë tek Vllaznia, Ademi përgjigjet…

Një kriter tregon që ato që kanë kontribuar më parë tek Vllaznia janë të favorizuar në këtë proces.

Tashmë për Vllazninë hapet një rrugë e re, e cila mund të ndihmojë klubin më të vjetër në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …