Thursday , 1 October 2020

ADEMI: KA NISUR RIPARIMI I RRUGEVE TE DEMTUARA

Bashkia Shkoder ne bashkepunim e ndermarrjen e ujesjelles-kanalizimeve ka nisur riparimin e rrugeve te cilat jane hapur me heret per arsye te kanalizimeve apo punimeve te tjera.

Kryebashkiakia Voltana Ademi ka inspektuar punimet ne rajonin numer 2. Ne fjalen e saj Ademi i beri apel edhe kompanive te ndryshme te cilat kane hapur asfaltin per lidhje interneti qe te bashkpunojne me pushtetin vendor per riparimin e tyre.

Po ashtu Ademi beri me dije se eshte lidhur edhe kontrata per mirembajtjen e trotuareve. Ndersa lajmeroi se do te praktikohen gjoba per ata qe demtojne pasurite publike. Kryebashkiakia tha se cdo qytetar qe deshiron te kryeje punime te caktuara duhet qe te marre lejen perkatese prane bashkise Shkoder. Pasi vetem ne nje bashkpunim te tille do te behet i mundur edhe mirembajtja e rrugeve ne Shkoder.

Lexoni dhe kete

“TE RINJTE DUHET TE ORJENTOHEN DREJT KURSEVE PROFESIONALE”

Të rinjtë duhet të orjentohen drejt kurseve të formimit profesional për të patur një vend …