Thursday , 22 August 2019

ADEMI, KERKESE KZAZ-ve SHKODER PER LIRIMIN E AMBJENTEVE

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ka kërkuar Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve ne territorin e Bashkisë Shkodër të lirojne ambientet ne funksion te procesit zgjedhor.

Ne letren dërguar tre komisioneve zonale te administrimit te zgjedhjeve, respektivisht KZAZ nr 2 që ndodhet te Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, KZAZ nr 5 që ndodhet tek palestra e shkolles 9 vjecare ” Xheladin Fishta” dhe KZAZ nr 4 që ndodhet tek palestra e shkolles 9 vjeçare “Azem Hajdari” i kërkohet lirimi e gjitha ambienteve në funksion të procesit zgjedhor.

Në kërkesat zyrtare të dërguara me 14 qershor 2019 thuhet:

“Ne zbatim te Dekretit te Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.11199 datë 10.06.2019 ” Për Shfuqizim të Dekretit nr. 10298 datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës ” Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, përmes të cilit është anuluar zhvillimi i zgjedhjeve me 30 qershor 2019 për organet e qeverisjes vendore kërkojmë nga ana juaj:

  1. Lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-ve
  2. Heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qëndrat e votimit të administruara nga këto KZAZ.
    Kërkesaj i është drejtuar për dijeni Presidentit të Republikes, Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrit të Brëndshëm, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prefektit të Qarkut Shkodër.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i …