Sunday , 17 January 2021

ADEMI: KY DIMËR SHUMË I VËSHTIRË PËR BANORËT

Kryetarja e Bashkisë e Shkodrës, Voltana Ademi mëngjesin e kësaj të marte ka shkuar në Obot për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët si pasojë e përmbytjes.

Ademi në një prononcim nga fshati Obot është shprehur se situata është e vështirë por fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë shtëpi të dëmtuar si pasojë e sasisë së ujit që gjendet në këtë zonë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se kjo është një situatë që do të zgjasë për një periudhë të gjatë deri në 2 javë, dhe sipas saj duket se ky do të jetë një dimër i vështirë.

Ndërsa më e rëndësishme sipas saj është vlerësimi i dëmeve dhe subvencioni në forma të ndryshme.

Ademi u shpreh se do jemi në ndihmë të banorëve të këtyre zonave deri sa uji të largohet plotësisht.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …