ADEMI: MBËSHTETJE NDAJ BIZNESEVE NË MERKATËN E RUSIT

Bashkia e Shkodres ka hyre garant per permiresimin e kushteve ne merkaten e Rusit ndërsa u ka dhënë mbështetjeve bizneseve atje.  Pak dite pasi u mbyll, kryebashkiakja ka pritur ne zyren e saj disa prej perfaqesuesve te tregtareve dhe u garantuar atyre se do te investohet ne kete treg por deri atehere dyqanet do te qendrojne te mbyllura.

Me anë të një statusi ne rrjetin social “Facebook” kryebashkiakja ka bërë të ditur se të Premten pasdite tregtaret e mishit kanë diskutuar problemet dhe shqetësimet mbi vënien në funksion të Merkatës se Rusit në Shkodër. Tregëtarët kanë shprehur problematikën e mbylljes së kësaj merkate, ku 38 biznese tashmë kanë ulur qepenat pas ndërhyres se AKU, pasi nuk plotesojnë kushtet higjeno sanitare.

Sipas kryebashkiakes Ademi gjatë këtij takimi, së bashku me tregtarët dhe AKU është rënë dakord, që të lidhen të gjitha kontratat e rregullta me Bashkinë e Shkodrës, dhe kjo merkatë nuk do të hapet deri në plotësimin e kushteve. Bashkia Shkodër ka hyrë garant në mbeshtetjen ndaj bizneseve ne plotesimin e kerkesave të kerkuara nga AKU. Në përfundim Ademi bën të ditur se mbështetja  ndaj biznesit formal dhe të rregullt është detyra e bashkise Shkoder.

Lexoni dhe kete

ARSIMI PROFESIONAL, SHKATERRIMI I TIJ NE VENDIN TONE

Pjesa më e madhe e vendeve që ishin të përfshira në bllokun e sistemit komunist …