Në 25 prill u realizua një skemë kriminale në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.
Prandaj, është detyrë e jonë ti kundërpërgjigjemi çdo regjimi që përpiqet të instalohet në vend.
Kështu u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, teksa mori pjesë në aktivitetin “Ditët e Qendresës”.
Ndërkohë, për Nebil Çikën, kryetar i shoqatës antikomuniste të ish-të përndjekurve politik, Shqipëria sot është në një diktakturë dhe ky popull në pranga.
Kësisoj, vijojnë akuzat për proçesin e zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.