Friday , 24 January 2020

ADEMI: NE SHKODER KA KORRUPSION TE LARTE

Në Shkodër ka korrupsion të lartë dhe bëhet fjalë për nivele të larta të korrupsionit aty ku merren vendime të rëndësishme. Kështu iu drejtuar kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë takimit që po zhvillohej në Këshillin Bashkiak Shkodër. Për Ademin, problem mbetet edhe lidhja e krimit me proçesin zgjedhor duke mos garantuar zgjëdhje të ndershme dhe të lira.

Korrupsionin mund ta përballojmë nëse bëjmë bashkë forcat tona si shqiptarë ndaj këtij fenomeni i cili jo vetëm na turpëron por edhe na shkatërron të ardhshmen u përgjigj ministri Lleshaj.

Pas takimit në Malësi të Madhe, ministri Lleshaj u ndal në një takim në Këshillin Bashkiak Shkodër me përfaqësues të policisë Shkodër dhe të institucioneve të ndryshme.

Lexoni dhe kete

DIGJET MAKINA E GARDIANIT TE BURGUT TE SHENKOLLIT

Një automjet në pronësi të një gardiani të burgut të Shënkollit është djegur gjatë natës …