Situata e përmbytjeve do të përkeqësohet në ditët në vijim në Bashkinë Shkodër.
Paralajmërimi vjen nga kryebashkiakja Voltana Ademi, që thotë se 2 banesa janë nën ujë në zonën e Obotit, ndërkohë ka nisur evakuimi për gjënë e gjallë në zonën e Darragjatit.
Ademi theksoi se vazhdon të jetë emergjente situata për bazën ushqimore për gjënë e gjallë.
Sipas Ademit, qeveria duhet të marrë masa për këtë situatë…
Ndër të tjera, kryebashkiakja Ademi tha se bashkia është në dispozicion të banorëve të këtyre zonave.