Situata e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër vijon të jetë e rënduar. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë kryebashkiakja Voltana Ademi. Ajo thotë se kërkohet ndërhyrje e shtetit dhe vlerësim i dëmeve në tokat bujqësore.
Ademi bëri me dije se kërkohet sigurim i ushqimit për gjënë e gjallë, ndërsa dëmshpërblimi është i domosdoshëm për këto zona.
Kjo pasi, sipas Ademit, në 2018 munguan dëmshpërblimet…
Në Bashkinë Shkodër ndodhen të përmbytura nga uji mbi 1700 hektarë tokë.