Breaking News

ADEMI: SITUATE E VESHTIRE NE RRUGEN E VELIPOJES

Punimet në rrugën e Velipojës vijojnë me ritme të ngadalta. Edhe pse u premtua që do ishte gati për këtë sezon turistik një gjë e tillë nuk do ndodhë. Edhe përmbytjet kanë pasur ndikim në ngadalësimin e punimeve. Vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, thotë se ka pasur ankesa nga shumë operatorë turistik. Situata është shumë e keqe, pasi prisnim një rrugë të paktën të kalueshme thekson Ademi. Ajo bën me dije se janë dërguar shkresa ndaj autoritetit rrugor për bashkëpunim, ndërkohë pohon se projekti ka probleme.

Kësisoj, ky sezon turistik pritet të sjellë probleme për shumë turistë që duan të udhëtojnë drejt Velipojës, ku rruga ndodhet në kushte të këqija.

 

Lexoni dhe kete

NXENESIT E SHKOLLES PROFESIONALE “NDRE MJEDA” BOJKOTOJNE MESIMIN

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë organizuar këtë të enjte …