ADEMI SULMON RAMEN PER MUNGESE FONDESH PER SHKODREN

Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi ka reaguar permes nje postimi ne rrjetet sociale mbi menyren se si investon Qeveria, e cila sipas jane edhe pse ka derdhur miliona euro keto vite ne Vlore ajo serish permbytet.

“Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n. Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive. “Rilindja” e ka të vërtetuar me prova, edhe gjyqësore tashmë, se jo vetëm nuk është më e mira por është më e inkriminuara, më e korruptuara dhe hajdutja e zgjedhjeve. Sepse vetëm kështu Edi Rama mund të marrë pushtet, pasi shqiptarët nuk e votojnë. Prandaj largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij është prioritet dhe emergjencë kombëtare.” -perfundon Ademi komentin e saj.

Lexoni dhe kete

“GRUPIMI I QENDRES SE DJATHTE” TAKIM NE LEZHE

‘Forumi për zgjedhje të lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’, është ndalur …