ADEMI: TE MBLIDHEMI PER TE DISKUTUAR ÇDO GJE QE KA LIDHJE ME VLLAZNINE

Pas dështimit të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit Vllaznia, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëkohësisht presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi. Në një prononcim për mediat, ajo tha se e rëndëishme është të mblidhemi për të diskutuar për çdo gjë që ka lidhje me Vllazninë. Gjithashtu, komentoi edhe vlerësimin e klubit Vllaznia nga firma fituese.

Ndërkohë, pyetjes se kur do të marrë formë Vllaznia e sezonit të ri, Ademi i përgjigjet:

Pra, siç duket duhen pritur edhe disa ditë, ndoshta edhe javë që gjërat tek Vllaznia të nisin të marrin formë. Fillimisht duhet caktuar bordi dhe administratori i ri dhe më pas me përzgjedhjen e trajnerit të ri dhe lojtarëve që do veshin fanellën e Vllaznisë në sezonin e ri në Kategorinë e Parë.

Lexoni dhe kete

USHQIME TË SKADUARA DHE TË PASIGURTA PËR KONSUM, AKU ASGJËSON RRETH 24 TON PRODUKTE

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 330 inspektime dhe …