ADILI: VLLAZNIA PËR REZULTAT POZITIV EDHE NDAJ KUKËSIT

Vllaznia po bën mirë në kampionat dhe kryeson me meritë renditjen pas javës së 13-të të tij, e shkëputur 9 pikë nga ndjekëset e saj. kuqeblutë do të tentojnë ta ruajnë këtë distancë edhe pas ndeshjes së rradhës, asaj që do të luajnë në Elbasan me Kukësin të premten dhe mbrojtësi Mevlan Adili është i bindur se do ia dalin.

Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa ku e ka vlerësuar shumë ekipin e Kukësit pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon, por nga ana tjetër ka shprehur bindjen se Vllaznia synon vetëm rezultat pozitiv në këtë përballje.

Gjatë këtij emisioni është folur edhe për futbollin e moshave dhe në studio kanë qenë të ftuar drejtori teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri dhe trajneri i njohur Elvis Legata të cilët kanë vlerësuar shumë faktin se në Shkodër punohet shumë mirë me moshat.

Lexoni dhe kete

LOJTARËT E VLLAZNISË NË QENDËR TË MERKATOS

Pezullimi për momentin i procesit të Ankandit të Klubit të Futbollit Vllaznia, duket se ka …