Monday , 26 February 2018

AFATI I FUNDIT PER ZHVENDOSJEN E GJENDJES CIVILE DATA 28 KORRIK

Nëse ende nuk keni bere zhvendosjen e gjendjes civile ne zonën apo qytetin ku jetoni, keni edhe 20 dite kohe. Pas 28 korrikut qytetaret qe nuk përputhin vendbanimin me gjenden civile do te gjobiten me 10 mije leke te rinj.Kjo vlere do te vilet ne momentin me te pare kur banori te kërkoje certifikate apo vërtetim lagje. Por gjoba nuk është penalitetei i vetëm për qytetaret qe nuk zbatojnë ligjin. do te kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit qe do te vihen ne funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve ne kopshte e shkolla.

Por si do të aplikojnë personat që kanë më shumë se një shtëpi?Përjashtohen nga gjobat vetëm banoret qe kane ndryshuar vendbanimin, por jo gjendjen civile.Megjithatë edhe kjo kategori duhet te shkoje ne njësinë administrative për të deklaruar adresën e re.Pas 28 korrikut, qe shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione.Për çdo zhvendosje te vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas këtij afati nis aplikimi i gjobës 100 mije leke te vjetra.

Lexoni dhe kete

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCE GJATE MUAJIT SHKURT

Muaj shkurt ka sjellë fluks pacientesh në urgjencen e Spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 80 përsona …