Friday , 19 January 2018

AFROJNË FESTAT E FUNDVITIT, ENDE LARG EMIGRANTËT?Ç’NDODH NË KUFI

Afrimi i festave të fundvitit si gjithnjë shënon edhe një prurje emigrantësh. Nga Greqia, nëpërmjet doganës së Kapshticës, ende nuk ka ndonjë hyrje masive. Policia ë Korçës bën të ditur se për datën 22.12.2017 ka qenë:

Hyrje shtetasve shqiptare – 5220
Dalje shtetasve shqiptare – 2040.
Pritet që një ditë para Krishtlindjes e në vazhdim deri në datën 31 dhjetor të ketë një numër më të lartë emigrantësh që hyjnë nga vend kalimi kufitar i Kapshticës. Policia kufitare shqiptare ka marrë masa shtesë dhe ka përforcuar shërbimet për të përballuar çdo fluks dhe situatë në këtë doganë.
Ndërsa, në pikën kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit kanë ardhur 6000 persona, pala shqiptare ka punuar me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2 sportele, duke shmangur fluksin dhe radhët e gjata.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET LOKALE NE ULQIN NE “AUTOCHTHONOUS”

Autostrada Adriatiko-Joniane do kaloi nëpër bregdetin e Ulqinin duke u lidhur me Velipojën dhe më …