Monday , 26 October 2020

AKADEMIA VLLAZNIA DY FITORE DHE SĖRISH NĖ KRYE TĖ RENDITJES

Dy ekipet e Akademisė Vllaznia kanė arritur tė fitojnė edhe ndeshjet e rradhės nė kampionat duke mbajtur sėrish vendet e para nė renditje.  17 vjeēarėt e Vllaznisė kanė vijuar me serinė e fitoreve nė kampionat teksa kanė arritur tė shtatėn fitore nė nėntė ndeshje tė zhvilluara. Suksesi i rradhės ka qenė ai ndaj ekipit Olimpik me rezultatin 2-1 nė takimin e luajtur nė “Reshit Rusi”. Nė pamje tė parė nisur edhe nga rezultati i ndeshjes, duket njė fitore e vėshtirė por nuk ka qenė kėshtu.

Ekipi shkodran e ka dominuar nė tė gjitha drejtimet lojėn madje stafi teknik ka patur mundėsinė qė nė pjesėn e dytė t’u japė hapėsirė edhe disa lojtarėve qė nuk janė aktivizuar aq sa duhet nė javėt e mėparshme. Golin e parė tė takimit e ka shėnuar kapiteni i skuadrės Enes Isufi nė pjesėn e parė. Nė fillimin e sė dytės ka ardhur edhe goli i dytė me autor mesfushorin Uheid Hoxha. U duk se pas kėtij goli, loja do mbyllej me kėto shifra por miqtė nga kryeqyteti kanė arritur tė ngushtojnė shifrat pak minuta para fundit por vetėm kaq. Me rezultatin e pėrgjithshėm 2-1, Vllaznia U-17 ka arritur tė fitojė dhe tė ngjitet nė kuotėn e 23 pikėve pas 9 javėsh kampionat, me 7 fitore dhe 2 barazime ndėrkohė qė ajo nuk e njeh ende shijen e humbjes.

Edhe Vllaznia U-19 ka arritur njė tjetėr fitore nė kampionat. Kėtė herė ndaj ekipit Brians tė Gjergj Filipit. Nė kėtė ndshje ėshtė vulosur rezultati 2-0 nė favor tė vendasve. Nė pjesėn e parė ka qenė mesfushori Smajli ai qė ka zhbllokuar shifrat. Me kėtė gol do tė mbyllej 45 minutėshi i parė. Nė tė dytėn, janė miqtė qė e rrisin disi presionin nė kėrkim tė golit tė barazimi por nė fakt, do tė jetė kapiteni i kuqebluve Pusi ai qė nė minutėn e 75-tė do tė fitonte njė 11-metėrsh pėr pengim tė parregullt nė zonė nga mbrojtėsit kundėrshtar. Ekzekutimin e tij e merr pėrsipėr mbrojtėsi shtatėlartė Denis Miloti i cili ka qenė i saktė nė gjuajtje dhe topi ka pėrfunduar nė rrjetė.

Me kėtė fitore, Vllaznia U-19 ėshtė ngjitur nė kuotėn e 21 pikėve me 6 fitore dhe 3 barazime tė arritura, duke mos e provuar ende shijen e humbjes deri mė tani nė kampionat.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …