AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE NË JAVËN E 23-të

Dy fitore kanë arritur ekipet e Akademisë Vllaznia edhe në ndeshjet e javës së 23-të të kampionatit kombëtar të moshave. 19 vjeçarët kanë fituar 3-1 “derbin” me ekipin e AAS ndërsa 17 vjeçarët shkodranë kanë fituar me shifrat e thella 7-1 ndaj Akademisë së Futbollit. Sa i takon kësaj ndeshje, ajo është bërë shumë e lehtë për kuqeblutë vetëm pas golit të barazimit që ata kanë shënuar me anë të sulmuesit Ardit Nikaj. Kjo sepse kanë qenë miqtë ata që shënuan të parët në minutën e 10-të me anë të Gjuzit, por vetëm kaq.

Pas barazimit, vjen furia e ekipit shkodran. Ka qenë rradha e mesfushorit Arjet Bizi të shënonte dy gola njëri pas tjetrit dhe kësisoj pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 3-1 për Vllaznia U17. Në të dytën ndërkohë janë shënuar edhe tre gola të tjerë me anë të Sufajt, Nikës, Pusit dhe Sukës. Përfundimisht 7-1 dhe Vlllaznia U17 vazhdon të jetë e renditur në vendin e tretë të klasifikimit. Ndërkohë sa i takon sfidës së 19 vjeçarëve, në fillim ka qenë Akademia Ajaks që kaluar e para në avantazh me anë të Kuturelit. Më pas Vllaznia ka shënuar tre gola, dy me anë të Ndrencës dhe një të Kullës.

Në këtë mënyrë, Vllaznia U19 ka fituar 3-1 dhe me këtë rezultat, ajo është ngjitur në kuotën e 56 pikëve duke qenë sërish e shkëputur tre pikë nga Shkëndia e vendit të dytë e cila sot ka fituarn 6-1 ndaj Ilirisë. Per televizionin Rozafa kapiteni Elmir Lekaj ka folur për këtë ndeshje, për pretendimet e ekipit por edhe për dëshirën e tij për të debutuar me ekipin e parë të Vllaznisë.

Vllaznia U19 duket se po shkon e sigurtë drejt titullit të tretë kampion rradhazi megjithatë gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit të kampionatit, që padyshim janë edhe më të vështirat.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-15 MERR PJESË NË NJË TURNE NË GREQI

Suksesi I pak ditëve më parë I ekipit U15 të Akademisë Vllaznia kur u shpall …