AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE NË JAVËN E DYTË

Ndryshe nga java e parë e kampionatit që u shoqërua me disfatë për të dy ekipet e Akademisë Vllaznia, në të dytën ato kanë qenë të suksesshëm. Këto janë luajtur në Tiranë dhe përballë kanë patur ekipet respektive të Internacional. 17 vjeçarët shkodranë kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndërsa 19 vjeçarët kanë fituar 2-0. Këta të fundit e kishin vlerësuar maksimalisht këtë sfidë. Ata kanë shënuar golin e parë në minutën e 44-të me anë të sulmuesit Sidrit Barbullushi. Në pjesën e dytë ndërkohë ka qenë sulmuesi tjetër- Akil Ndreca ai që ka shënuar golin e dytë, gol që ka sigluar rezultatin përfundimtar 2-0 në favor të Vllaznia U-19 në këtë takim. Kuptohet se pretendimet e tij janë për të ruajtur titullin kampion dhe ndonëse në pamje të parë kjo duket e vështirë, mundësitë janë për të ndodhur edhe kështu sepse ekipi ka në përbërje të tij disa lojtare shumë të mirë.

Ndërkohë fitorja e 17 vjeçarëve ka qenë më e lehtë dhe më e thellë. Rezultati i ndeshjes është zhbllokuar shumë shpejt. Që në minuten e 2-te Tinaj ka kaluar në avantazh ekipin shkodran ndërkohë që në minutën e 25-të Tafaj ka shkaktuar autogol duke dyfishuar rezultatin në favor të Vllaznisë. Në fund të pjesës së parë, Paloka do të shënonte dhe golin e tretë dhe me të do të mbyllej kjo pjesë. Ndërkohë, një minuta para fundit ka qenë Tinaj që ka shënuar edhe golin e katërt dhe të dytin personal duke kompletuar fitoren me poker në favor të ekipit të tij. Të dy ekipet e Akademisë Vllaznia kanë pretendime edhe në sezonin e ri dhe kuptohet që do të synojnë të përsërisin atë të kaluarin kur 19 vjeçarët u shpallën kampionë të vendit ndërsa 17 vjeçarët nënkampionë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA GATI PËR LAÇIN. STAFI PROJEKTON FORMACIONIN

Tek Vllaznia janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës …