Friday , 27 November 2020

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE NË JAVËN E KATËRT

Javë e suksesshme ka qenë kjo e katërta e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia. E nëse për ekipin e 19 vjeçarëve ka qenë e pritshme kjo gjë, për 17 vjeçarët ka qenë e shumëpritur sepse i jep fund serisë së rezultateve negative në javët e para.

Vllaznia U19 ka bërë detyrën duke siguruar një tjetër fitore dhe pas javës së katërt kryeson e vetme renditjen. Në ndeshjen e sotme të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, ajo ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Shkëndisë së Durrësit. Në pjesën e parë ka qenë mbrojtësi Smajli që ka zhbllokuar rezultatin ndërsa në pjesën e dytë janë shënuar tre golat e tjerë, me autorë Papajn me 11-metërsh, Alivodën e Perloshin.

Në këtë mënyrë tashmë ekipi i drejtuar nga trajneri Luan Zmijani me këtë trepikësh është ngjitur në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e parë në renditje duke treguar se do të jetë një pretendent i fortë për titullin kampion këtë sezon. Tek ndeshja e 17 vjeçarëve është vërejtur një dominim i plotë i skuadrës së drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.

Ndonëse loja nuk nisi mirë sepse Zaganjori ka humbur një 11-metërsh të dhënë për ekipin e Vllaznisë, ka qenë Kodra që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 23-të. Po ky futbollist do të shënonte edhe në fillimin e pjesës së dytë duke i hapur rrugë fitores së thellë 6-1 ku kanë shënuar edhe Zaganjori, Shimaj, Dodaj e Guri ndërsa goli i Ukës për durrsakët ka shërbyer thjesht për statistikë.

Vllaznia U17 në këtë mënyrë merr fitoren e parë në kampionat pas 3 humbjeve të pësuara fillimisht dhe padyshim që pritet ngjitja e saj në renditje javët e ardhshme.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …