Saturday , 24 October 2020

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE NGA 4-0 NDAJ EKIPEVE TË LAÇIT

Ndryshe nga ekipi I parë I Vllaznisë që ëshët mundur në Laç, ekipet e Akademisë Vllaznia jo vetëm që kanë fituar ndaj ekipeve respektive të klubit laçian por madje edhe me shifra të thella. Si ekipi U-17 ashtu edhe ai U-19 kanë fituar ndaj bashkëmoshatarëve edhe me shifra të thella. Si ekipi U-17 ashtu edhe ai U-19, kanë fituar secili me rezultatin 4-0 ndaj kundërshtarëve të tyre.

Të parët kanë zbritur në fushë 17 vjeçarët. Golat e Kerjotës, Xhahysës dhe dy të Gjurkajt, kanë bërë që kuqeblutë të rregjistrojnë fitoren e parë në kampionat. Trajneri Nefail Zhejani në një prononcim për televizionin Rozafa është shprehur I kënaqur me fitoren dhe njëkohësisht ka bërë të ditur edhe objektivin që ai ka në kampionat.

Ndërkohë, edhe Vllaznia U-19 ka fituar 4-0 ndaj Laçit. Golat për ekipin shkodran janë shënuar nga  Gruda, Qardaku, Palushani dhe Fikaj. Në këtë mënyrë, ekipet e Akademisë Vllaznia I kanë bërë një nisje të mirë kampionatit por kjo ecuri duhet të vazhdojë edhe në javët e ardhshme.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e …