Thursday , 25 February 2021

AKADEMIA VLLAZNIA, DY FITORE TË THELLA NË JAVËN E 13-të

Ka rezultuar e suksesshme java e 13-të e kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia. Të dy ato, kanë fituar në Durrës ndaj ekipeve respektive të Shkëndisë, madje me rezultate të thellë. Për ekipin e 19 vjeçarëve kuqeblu ka qenë e pritshme kjo fitore, për vetë nivelin që ai ka.

Madje, trajneri Luan Zmijani kishte lënë pushim shumë prej titullarëve në këtë ndeshje, megjithatë ata që kanë luajtur kanë treguar vlerat e tyre duke fituar me rezultatin e thellë 6-0. Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 4-te kur Alivoda ka kthyer ne gol nje 11-metersh te dhene ne favor te Vllaznia U19. Me pas do te kishte nje tjeter 11-metersh qe kete here eshte kthyer ne gol nga Smajli.

Gjate pjeses se pare do te kishte edhe dy gola te tjere me autore Musarajn dhe Smajlin serish. Ne pjesen e dyte nderkohe ekipi shkodran do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te sulmuesit Filipi si dhe Mllojes. Perfundimisht 6-0 per Vllaznia U19 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve duke qene dy pike perpara Shenkollit te vendit te dyte. Ndërkohë kjo javë ka qenë e mbarë edhe për Vllaznia U17 e cila i është rikthyer më në fund fitores.

Ndaj Shkëndisë ajo ka triumfuar me rezultatin 4-0. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ne pjesen e pare kane arritur te shenojne vetem nje gol me ane te mesfushorit te saj Ersi Zaganjori. Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte sepse ne fushe do te dominonte skuadra shkodrane. Ajo do te shenonte edhe golin e dyte me ane te futbollistit Boshti ndersa ne minutat e fundit sulmuesi Kodra do te shenonte edhe dy gola te tjere, duke mbyllur krejt ndeshjen me rezultatin e thelle 4-0.

Me kete fitore, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve megjithate pozitat e saj ne renditje vazhdojne te jene aspak te mira sepse ndodhet ne vendin e shtate te saj.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA VETËM BARAZIM 1-1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia bën një hap të gabuar në Korçë duke barazuar 1-1 ndaj Skënderbeut dhe për …