AKADEMIA VLLAZNIA, NDESHJET NDAJ PARTIZANIT

Partizani – Vllaznia ka qene kryendeshja e javes se 4-te ne kategorine superiore per 19-vjecaret. Shkodranet vinin ne kete takim pas eleminimit ne Champions League dhe perballe kishin te kuqte nga kryeqyteti. Ne kete takim nuk mungoi as tifozeria e te dyja skuadrave.

Por, ekipi i drejtuar nga Ylli Shehu mori nje fitore te merituar perballe shkodraneve, madje me nje permbysje. Kjo pasi, lojtari i Vllaznise, Palushani do te kalonte shkodranet ne avantazh ne minuten e 36-te me ane te nje 11-metershi. Me kete gol do te mbyllej edhe pjesa e pare. Por, ne te dyten vendasin do te permbysnin rezultatin duke shenuar dy here me te njejtin autor, pikerisht me Elion Çelajn. Fillimisht ai do te barazonte rezultatin ne minuten e 49-te dhe me pas do te shenonte edhe ne minuten e 68-te, duke bere  qe skuadra e tij te marre 3 pike ndaj nje rivali direkt per titullin kampion ne kete kategori. Pas 4 javesh kampionat, kryeson Tirana me 10 pike, ndersa Vllaznia ndodhet ne vendin e 4-te me shtate pike.

Nga ana tjeter, 17-vjecaret e Vllaznise kane marre nje fitore ndaj Partizanit. Ne kete sfide kane qene 17-vjecaret e Partizanit qe kane kaluar te paret ne avantazh ne minuten e 37-te me ane te Kasos. Por, kthesa e ekipit te drejtuar nga Zhejani ka ardhur ne pjesen e dyte. Ka qene Krymi ai qe ka barazuar shifrat ne minuten e 65-te, nderkohe disa minuta para perfundimit te takimi ka shenuar te dytin edhe Xhahysa, konkretisht ne minuten e 80-te. Gol, qe i dhuroi 3 pike te tjera ekipit te Vllaznise. 17-vjecaret shkodrane ndodhen ne vendin e pare me 10 pike pas 4 javesh kampionat.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NJEH RIVALET PËR LIGËN E KAMPIONEVE

Ka marrë fund pritshmëria e futbollisteve dhe e drejtuesve të Vllaznisë për të mësuar emrat …