Thursday , 15 April 2021

AKADEMIKU ARTAN BORIÇI PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT

Koronavirusi i mori jetën në moshën 55 vjeçare akademikut shkodranë Artan Boriçi. Të afërm dhe familjarë kanë marrë pjesë në homazhet në nder të tij.

Është një humbje e madhe dhe e papritur në botën e shkencës ndarja nga jeta e akad. asoc. Artan Boriçit, pas një beteje të vështirë të javëve të fundit me COVID-19, u shprehen të pranishmit në homazhe.

Artan Boriçi i biri i profesorit te njohur te gazetarisë Hamit Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

Sëbashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010.

Artan Boriçi punoi mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor.

Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.

Lexoni dhe kete

NGA MESUES NE BUJK, HISTORIA E 70-VJEÇARIT NE LEZHE

45-vite ka qenë në shërbim të formimit të brezave si arsimtar, ndërsa sot është kthyer …