Wednesday , 13 November 2019

AKSI SHKODER-VELIPOJE, DEDVUKAJ: PROJEKTI GATI, KERKON FINANCIME TE MEDHA

Projekti per rrugen-Shkoder-Velipoje synon qe ta beje ate nje rruge shpejtesie duke anashkaluar shtepite e banimit. Projekti flet per nje aks I cili do te shkurtoje mjaft distancen drejt plazhit te Velipojes. Per tv rozafa mbi kete projekt ka folur drejtori I autoritetit rrugor te Veriut Nikolin Dedvukaj i cili thekson se projekti parashikon qe rruga te kaloje mbi argjinaturen e lumit Drin deri ne Dajc e me pas te kaloje ne nje tunel prane kenetes se Malit te Kolajve, per te perfunduar ne Velipoje.

Por I pyetur mbi mundesin e nisjes se ketij projekti Dedvuakj u shpreh se kerkon kohe dhe kosto te konsiderueshme.

Aksi Shkoder-Velipoje duket se per shume kohe do te qendroje ne kete gjendje aktuale. Pasi ne vendin tone ndodh qe rendom te behen mjaft projekte por nisja e punimeve eshte e larget.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NË QARKUN SHKODËR

Data 20 nëntor është vonë për të grumbulluar kripën në zonat me risk për problematika …