Breaking News

AKSIDENT I RENDE NE AKSIN SHKODER – KOPLIK

Nje aksident me pasoja tragjike eshte regjistruar mesditen e kesaj te merkure ne Shkoder. Ne aksin rrugor Shkoder – Koplik, ne vendin e quajtur “5 Heronjte” lagje Dobraç, vjeherr e nuse jane perplasur nga nje automjet, me drejtues shtetasin S.Dricaj banues ne Boriç i Vogel te Malesise se Madhe.

Per pasoje ka mbetur e vdekur 58-vjeçarja Hasije Bajrakurtaj, ndersa e plagosur ka mbetur nusja e saj 18-vjecarja Esmeralda Bajrakurtaj, e cila eshte edhe shtatzene dhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Policia mberriti ne vend ngjarje dhe po punohet per zbardhjen e plote te shkaqeve te ketij aksidenti.

Gjithashtu ka bere edhe shoqerimin e drejtuesit te mjetit. Sipas burimeve, vjeherr e nuse mesohet se kane qene duke ecur ne kembe, kur jane perplasur nga automjeti.

Lexoni dhe kete

PUKE, GJENDET TRUPI I DEKOMPOZUAR I NJE 45-VJEÇARI

Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë në vendin e quajtur Përroi i Mollave …