Saturday , 15 August 2020

AKSIDENT I RENDE NE GUR I ZI, HUMB JETEN NJE 70-VJEÇAR

Më datë 19.10.2018, rreth orës 09.50, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i cili më pas ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet e bëra nga policia, shtetasi Nj. Rr. rreth 70 vjeç nga fshati Guri Zi duke udhëtuar me ciklomotor, dyshohet se e ka përplasur mjeti tip Volkswagen me pronar shtetasin A. D. banues në Shkodër në vendin e quajtur qendër Guri i Zi.

Shtetasi A. D., pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe në këto momente është kapur nga Policia.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

LEZHË, 32 LEJE DREJTIMI TË PEZULLUARA GJATË FUNDJAVËS

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim rritjen …