Wednesday , 27 January 2021

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou 60-vjeç, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër.

Mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke berë që Ndou të humbë jetën. Dy shtetas të tjerë, punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.

Prej 7 vitesh, Ndou ishte në krye të Inspektoriatit të Pyjeve ndërsa më përpara ka qënë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, nën siglën e Partisë Socialiste të moderuar PSM.

Ndërkohë, shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. janë dërguar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Lexoni dhe kete

PARAKALIMI I GABUAR, SHKAK I AKSIDENTIT TRAGJIK NE RRUGEN E KOMBIT

Ajo çfarë ka ngelur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 …