Sunday , 29 November 2020

AKSIDENT I RENDE NE RRUGEN E KOMBIT, 2 TE VDEKUR DHE 3 TE PLAGOSUR

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, duke lënë pas dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur rëndë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve, përkatësisht shtetasit Myftar Kovaçi, 53 vjeç, banues në Has dhe Jak Syla 62 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

Personat e plagosur pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Rrëshenit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë”, sqaron policia lokale.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fang të Rubikut, ky dy mjete, njëra tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Benz”. Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …