Saturday , 19 October 2019

AKSIDENT I RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e së dielës në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën. Ajo ishte në makinë me babain e saj G.I 44 vjeç, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrolli dhe makina Toyta Yaris” është përplasur me trafikndarësen në autostradën Milot – Morinë.

13-vjeçarja me inicialet S.I pësoi dëmtime të rënda ku fillimisht humbi të dy gjymtyrët e këmbës dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë. Ndërkohë babai i saj ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Sipas burimeve ambulanca ka mbërritur pas 40 minutave, ndërsa nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Lexoni dhe kete

DENOHET ABUZUESI I VAJZES ME PROBLEME MENDORE

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vjet e katër muaj burg një të moshuar …