Sunday , 25 October 2020

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, HUMB JETEN 60-VJEÇARI

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës. Si rrjedhojë një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bahçallëk tek stacioni i autobusit të qytetit të Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë, viktima është P. Barbullushi 60 vjeç. Mësohet se ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë.

Kështu, përplasja ka qenë fatale për Barbullushin që ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Golf, me targa AA161VC me inicialet Ç. H. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij aksidenti, që shënon humbjen e një tjetër jetë njeriu.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …