AKSIDENT I RENDE NE SHKODER- VELIPOJE, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR!

1 i vdekur dhe 1 i plagosur ėshtė bilanci i njė aksidenti tė rėndė tė shėnuar nė aksin rrugor Shkoder – Velipojė, nė fshatin Trush. Pėrplasja e njė motorēiklete me targe Sh 497 A nga njė automjet Golf me targė AA 503 FZ, i ka kushtuar jeten shtetasit Tofik Mlloja 56 vjeē nga fshati Trush, ndėrsa la tė plagosur Xh. Mlloja i cili po udhėtonte se bashku me tė nė motorēikletė.Hetimet e para tė ekspertėve tė policisė rrugore bazuar edhe nė dėshmitė e banorėve nė vendngjarje, thonė se ka qėnė parakalimi i gabuar i mjetit tip Golf qė ka sjellė pėrplasjen me motorēikletėn.

Ky i fundit duke tentuar tė parakalojė nė kthesen e fshatit Trush njė automjet tip Fuoristradė, ndėrsa po udhėtonin tė dyja drejt zonės turistike tė Velipojės, nuk ka parė motorēikletėn qė po vinte nė drejtim tė Shkodres. Pėrplasja ka qėnė e fortė duke marrė pėr disa metra zvarrė 56 vjeēarin dhe shtetasin tjetėr qė po udhetonte me tė, ndėrkohė qė mjeti tip Golf ka pėrfunduar nė kanalin anėsor tė rrugės.

56 vjecari nuk i ka mbijetuar plagėve duke ndėrruar jetėn nė vend, ndėrsa shtetasi tjetėr u dėrgua me urgjencė nė spitalin rajonal tė Shkodres, ku ndodhet nė gjendje kritike pėr jetėn. Policia ka bėrė shoqėrimin nė komisariat tė drejtuesit tė mjetit golf Mark M dhe po punon pėr zbardhjen e plotė tė kėtij aksidenti rrugor.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

NjĆ« lajm i hidhur pĆ«r skenĆ«n politike shqiptare. ƋshtĆ« ndarĆ« nga jeta nĆ« moshĆ«n 58-vjeƧare …