AKSIDENT ME PASOJE VDEKJEN NE SHKOPET

Një 50-vjeçar gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe përfundoj në greminë.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Burrel-Tiranë, në dalje të tunelit të Shkopetit në Kurbin.Viktimë e këtij aksidenti mbeti shtetasi Kol Bruka 50-vjeç nga Ulëza.Ai ka qenë duke udhetuar i vetem me automjetin tip “Benz” kur ka humbur kontrollin dhe ka përfundur në një greminë 30 metra të thella, çka i solli vdekjen e menjëhershme drejtuesit të automjetit.

Forca të shumta policie shkuan në vendin e ngjarjes, por reshjet e shumta të shiut vështirësuan punën për nxjerrjen e trupit të pajetë. Është dashur shumë kohë që viktima të nxirrej nga makina dhe më pas të dërgohej në morg.Nga veprimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjetit.

Lexoni dhe kete

U SHKARKUA NGA “VETTING-u”, REAGON ISH-KRYETARI I APELIT SHKODER: VENDIM I PADREJTE

Ish kreu i Apelit Shkodër Fuat Vjerdha është prononcuar për herë të parë për mediat …