AKSIDENT ME VDEKJE, HUMB JETEN 40-VJEÇARI NE VELIPOJE

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Ngjarja ka ndodhur në Velipojë, ku një makinë ka përplasur një 40-vjeçar, të identifikuar si B.Buhaj.

“Rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje.
Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

VETËPLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR

Një vetëplagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të enjte në Bushat të Bashkisë Shkodër. …