Breaking News

AKSIDENT ME VDEKJE NE SHKODER- KOPLIK, 1 I VDEKUR, 1 I PLAGOSUR

1 i vdekur dhe 1 i plagosur eshte bilanci i aksidentit te ndodhur kete te premte ne aksin Shkoder-Hani i Hotit ne afersi te qytetit te Koplikut. Si shkak perplasjes se dy mjeteve ka mbetur i vdekur ne vend 26 vjecari N.Sokolja ndersa i plagosur ka mbetur 59 vjecari L. Malota, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten nen kujdesin e mjekeve ne spitalin e Shkodres.

Nga sa mesohet ka qene shpejtesia e madhe e dhe pakujdesia dy drejtuesve te mjeteve qe dyshohet se jane shkaku kryesor i ketij aksidenti. Sipas eksperteve te policise ne vend ngjarje eshte e veshire te percaktohet shkaku kryesore i aksidentit pervec shpejtesise tej normave.

Pasi perplasja ka qene shume e madhe sa njeri nga mjetet ka perfunduar poshte rruges Ky eshte aksidenti i trete brenda brenda kesaj jave ne kete aks me tre viktima dhe dy te plagosur.

Lexoni dhe kete

PUKE, GJENDET TRUPI I DEKOMPOZUAR I NJE 45-VJEÇARI

Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë në vendin e quajtur Përroi i Mollave …