Sunday , 8 December 2019

AKSIDENT ME VDEKJE NE SHKODER – LEZHE

Një aksident me pasojë vdekjen e një 63 vjecarit ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur Pacram. Nga sa mësohet 63 vjecari ka qenë duke kaluar nga njëri krah I rruges në tjetrin kur është përplasur nga mjeti tip Fiat me drejtues shtetasin Rrok Biba 26 vjec banues në Ishull Lezhë.

Ky I fundit ka qenë duke udhëtuar drejtë Shkodrës kur është përplasur me 63 vjecarin Zef Uka nga Pacrami I Bashkisë Vau Dejës. Në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe është bërë shoqërimi në komisariat të policisë së shkodrës I drejtuesit të mjetit.

Ndërsa sipas veprimeve parprake të policisë mësohet se shkak I aksidentit ka qenë kalimi I pa kujdeshëm I këmbësorit nga njëri krah në anën tjetër, si dhe shpejtësia tej normave e mjetit tip Fiat. Nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

DIGJET MAKINA E GJYKATESIT ANDRI YMERI

Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës …