Saturday , 7 December 2019

AKSIDENT NE AKSIN KRYEBUSHAT-SHKODER

Një aksident është shënuar mesditën e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Një automjet ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka marrë disa lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për rrethanat e plota të aksidentit.

Nga sa mësohet nga vend ngjarja i moshuari ka qenë në anë të rrugës dhe ka tentuar të kaloi nga njëri krah në tjetrin kur është përplasur nga mjeti tip Pezho me targë AA 071 OS. Për fat të mirë ka qenë manovrimi i drjteusit të mjeti i cili ka ulur shpejtësinë dhe ka bërë që nga përplasja i moshuari të marr vetëm disa lëndime trupore. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit deri në përfundimin e hetimit për aksidentin dhe të vëzhgimit të gjëndjes shëndetësore të këmbësorit. Aksidentet në rruget tona janë ulur krahasuar me një vit më parë, por alarmante mbetet vdekshmëria nga aksidentet. Ku vetëm në muajin tetor ka pasur 25 të vdekur nga aksidentet rrugore.

Lexoni dhe kete

YMERI: NUK MË BËJNË PRESION PËR PUNËN TIME

Gjyqtari Andri Ymeri thotë se nëse ai ka qenë objektivi, djegia e makinës së tij …