Sunday , 13 October 2019
Breaking News

AKSIDENT NË AKSIN LEZHË – SHËNGJIN

Një 29 vjeçar nga Tropoja u aksidentua për vdekje në aksin Lezhë – Shëngjin. Viktima F.P u përplas nga një makinë ndërsa ecte si këmbësor buzë rrugës. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit në funksion të zbardhjes së rrethanave të aksidentit. Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së letrës, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Makina drejtohej nga një 19 vjeçar. Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë së Lezhës në funksion të zbardhjes së rrethanave të aksidentit. 8 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit në vetëm dy javë.

Sipas të dhënave të INSTAT 137 viktima janë shënuar në rrugët e vendit në 8 muajt e parë të vitit. Në 81,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa 14,2 % aksidenteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Përdorimi i celularit në drejtimin e mjetit dhe shpejtësia mbetet një tjetër faktor që përgjak rrugët e vendit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHEN 2 PERSONA NË LEZHË

Dy persona janë arrestuar sepse i kanë vjedhur 60 mijë lekë një personi. Policia thotë …