Breaking News

AKSIDENT NE AKSIN LEZHE – SHENKOLL

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Lezhë – Shënkoll, tek vendi i quajtur “Ura e Prekanit”. Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes së një makinë me një motorçikletë, ka ndëruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.

“Mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., banues në Lezhë është përplasur me motoçikleten me drejtues F.T.,banues në shenkollë, i cili për pasojë ka humbur jetën”,- njofton policia.

Mësohet se drejtuesi i mjetit E.Ll.,është shoqeruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në …