AKSIDENT NË AKSIN MILOT – MAMURRAS, DYSHOHET PËR DISA TË PLAGOSUR

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin në Milot- Mamurras, si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur disa persona.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Patokut, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia e rrugës.

Identiteti i personave të plagosur nuk dihet ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lexoni dhe kete

FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “AKOMODUESI” NE SHKODER

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e …