AKSIDENT NE AKSIN MILOT-RRESHEN, 8 TE PLAGOSUR

8 përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së një autobuzi me një karrotrec.Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në rrugen e kombit segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Skuraj të Kurbinit.Sipas policisë autobuzi i cili drejtohej nga shtetasi N.M po transportonte punëtoret e një firme në drejtim të Rrëshenit, kur është përplasur me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, si dhe drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec.Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Laçit, ku pasi moren ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se shkak i aksidentit është bërë një manover e gabur e drejtuesit të karrotrecit që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Milotit, çka solli edhe përplasjen me autobuzin.

 

Lexoni dhe kete

41-VJEÇARI NGA SHKODRA ARRESTOHET PER TRAFIK KLANDESTINESH

Një 41-vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar nga policia për trafik klandestinësh. Kështu, në …