AKSIDENT NE AKSIN RRUGOR LEZHE-SHENGJIN

Tre përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve dhe një motorri në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Aksidenti ndodhi paraditen e së mërkures në afërsi të Knalles, ndërsa të plagosur mbeten dy drejtuesit e mjeteve dhe përsoni po udhetonte me motorr.

Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndëtsore si shkak i dëmtimeve që ka marrë në disa pjesë të trupit. Përplasja ka qenë mjaft e fortë çka e dëshmon dhe dëmtimet e shumta që ka pësuar njëri prej mjeteve të përfshira në aksident.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqëve të këtij aksidenti të trefishtë.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …