Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

AKSIDENT NE AKSIN RRUGOR MILOT-RRESHEN

Më datë 25.12.2017, rreth orës 18:10, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe  ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur  shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 2 automjete dhe konkretisht:
Automjeti tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin M.K., dhe mjeti tip Audi AA963FI me drejtues shtetasin D.D.
Si pasojë  është  lënduar pasagjerja e automjetit tip Benz  shtetasja E.K., e cili është dërguar në Q.S.U. Tiranë.
Si dhe nga mjeti Audi kanë mbetur të lenduar, drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, si dhe  pasagjerët shtetasit B.R., shtetasja L.R,  si dhe R.H   edhe këta  janë transportuar për në Q.S.U.Tiranë.
Shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit Audi, por ende po punohet per zbardhjen e sakte te shkakut te aksidentit.
Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.
Grupi hetimor në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë ndodhen në vendgjarje dhe po  punojne për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Lexoni dhe kete

SHERR MES POLICEVE BRENDA AMBJENTEVE TE KOMISARIATIT TE POLICISE NE LEZHE

Sektori i Sh.Ç.B.A. Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, …