AKSIDENT NE AKSIN SHKODER- KOPLIK, PERPLASEN 2 AUTOMJETE

Pa pasoja ne njerez ka rezultuar fatmiresisht nje aksident i rregjistruar paraditen e kesaj te Diele ne aksin rrugor Shkoder – Koplik. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Ura eVrakës, ku përplasja e dy automjeteve, bëri që njeri prej tyre të përfundojë jashte rruge, por fatmirësisht nuk pati pasoja për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët, por vetëm lendime të lehta. Automjeti tip Benz me targë shqiptare AA 890 IT u përplas me një audi me targë Italiane DE 551 ZL, ku për pasojë nga goditja e fortë mes tyre, Audi përfundoi jashte rruge në kanalin anësor.

Mesohet se personat që ndodheshin brenda tyre u dërguan në spitalin rajonal të Shkodres, ku morën mjekimin nga bluzat e bardha dhe rezultojne me lendime të lehta e pa pasoja për jetën. Nga ana tjeter, grupi ekspertizës mbërriti në vendngjarje ku nisi hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj përplasje që mund të kishte rezultuar fatale për udhetarët që ndodheshin në mjetet respektive. Sipas policise, hetimet e para tregojnë se aksidenti ka ardhur nga mos-respektimi i rregullave te qarkullimit, por pritet që policia rrugor të japë versionin përfundimtar pasi të ketë marrë në pyetje edhe dëshmitarët në vendngjarje, e të ketë ndërtuar të plotë skemën e kësaj përplasje mes dy automjeteve.

Lexoni dhe kete

NDERRON JETE MESUESJA E NJOHUR SHKODRANE

Ka nderruar jete mesditen e kesaj te enjte ne menyre te papritur mesuesja e njohur …