Monday , 18 November 2019

AKSIDENT NE AKSIN SHKODER – KRYEBUSHAT

Nje aksident eshte regjistruar paraditen e kesaj te premte ne aksin rrugor Shkoder –Kryebushat. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Melgushe, ku nje motorçiklete eshte perplasur me mjetin tip Kamion me drejtues shtetasin E. Z. Per pasoje eshte demtuar rende drejtuesi i motorrit shtetasi Z. Paloka 60 vjeç, i cili eshte derguar ne Spitalin Rajonal Shkoder ne gjendje te rende.

Sipas deshmitareve, kamioni me targa AA 178 OE po udhetonte ne drejtim te Shkodres, kur nje motorciklete i ka prere rruge. Nderkohe, nga te dhenat e policise, shtetasi Z. Paloka ka tentuar te kaloj nga njeri krah i rruges nga nje rruge dytesore me motorcikleten e tij dhe per pasoje nga pakujdesia eshte perplasur nga kamioni.

Policia ne vend ngjarje po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit si dhe eshte bere shoqerimi ne komisariat i drejtuesit te kamionit.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 60-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat …