AKSIDENT NE HAJMEL TE VAU DEJESIT, NJE PERSON NE GJENDJE TE RENDE

Më datë 08.03.2018, në orën 21:30, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Hajmel, Vau Dejës ka ndodhur një aksident.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se një motorrçikletë ka dalur nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit, shtetasi, V. P. 21 vjeç, i cili është dëmtuar në kokë dhe po dërgohet për tek Spitali i Traumës Tiranë.

Ndërsa pasagjeri shtetasi E. M. 23 vjeç, banues në Laç Vau Dejës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jeten.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrathanave të aksidentit.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RENDE NE SHKODER, PERPLASET NJE ÇIFT / VDES BURRI DHE PLAGOSET GRUAJA

NJOFTIM I POLICISE SHKODER: Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në …